Rreth një javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia ka humbur të atin nga një sëmundje e rëndë. Humbja e tij ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për këngëtaren, e cila i falenderoi të gjithë ata që e mbështetën këto ditë.
Disa ditë pas humbjes së të atit, Enca ka kuptuar se tashmë ka hyrë përfundimisht në botën e të rriturve.
Ndaj, këtë ajo nuk ia këshillon aspak ndjekësve të saj.
Në një postim në InstaStory, Enca ka publikuar një “vlerësim” për rritjen.
“Gjepura, nuk do ta rekomandoja” – shkruhet në foto.
“Dhe ja ku u rritëm… MOS u rrisni” – vazhdon Enca në postim.
Këngëtarja ka pasur një marrëdhënie tepër të ngushtë me babain e saj dhe shpesh publikonte me të foto në rrjetet sociale, duke treguar se ai ishte pika e saj e dobët.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post