Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, ka rrëfyer mes lotësh ndarjen nga jeta të babait të sa dhe periudhën e vështirë që ka kaluar atë kohë.
Në një intervistë në “S’e Luan Topi, artistja tha se ka qenë në moshën 22-vjeçare kur babai ndërroi jetë për shkak të sëmundjeve, dhe se e ka përjetuar keq.
Ajo ka treguar se ka jetuar e vetme me mamanë e saj që pas humbjes së rëndë.
Ronela tregoi se ditët e para nuk e ka parë veten në pasqyre dhe se mendonte që i ati do të kthehej, duke mos pranuar të vërtetën.
“Ka qenë shok shumë i madh për mua. Shumë gjëra nuk i mbaj mend. Mami ka qenë e mpirë. Unë e humba logjikën farë dhe mbaj mend që në varrim fillova po kërceja, qeshja, pastaj më binte të fikët. Ka qenë përjetim shumë i tmerrshëm. Ato 40 ditët e para nuk shihesha as në pasqyrë.
Një natë fjeta me mamin dhe të nesërmen i kërkova që të vinte babi dhe sillte një gjë nga pazari. Mendoja që kishte ikur me pushime. Më dukej sikur ai do vinte, kjo ishte një shaka. Sa më shumë kohë që po kalon, vetëm atëherë e kupton që nuk do kthehet më në shtëpi.
Jeta është e vështirë dhe e padrejtë për shumë nga ne. Por e tillë është. Por po s’i dhe kurajë vetes, nuk ia del dot. Prindit nuk ia ndjen nevojën, por më tepër dashurinë e prindit. Mami ia ndjen çdo ditë mungesën. Kur shkoj ndonjëherë në shtëpi, e shoh që flet me foton”,– tregoi këngëtarja e përlotur.
Diskutime rreth kësaj post