Më herët ishte gazetari Xhensil Shkëmbi, solli në vëmendje historinë e Marselës, një vajze të vogël që e takoi krejt rastësisht e që jetonte në varfëri të madhe bashkë me familjen e saj në Qafë Krrabë.
Nga postimi i tij në rrjete sociale, jehona që mori lajmi solli shumë përfitime për familjen Baka.
U mblodhën mbi 3.5 milionë lek (të vjetra) ushqime, pothuajse për një vit, veshje, dy smartphone, dy biçikleta etj.
“Vajza dhe djem nga Korça dhe Tirana takuan sot familjen Baka, qershia mbi tortë ishte menaxheri i Elvana Gjatës, Andi Islami bashkë me këngëtaren, Julka që përpos ndihmës dhe fustaneve të bukura, i dhanë mesazhin më të bukur Marselës së vogël. Në pamundësi për të ardhur vetë, këngëtarja e preferuar e Marselës, Elvana Gjata, i kishte dërguar një video mesazh sa emocionues aq edhe motivues”, – bëri me dije gazetari.
Familja Baka mori ndihmë brenda 7 ditëve, ndërsa kryefamiljari u fut në punë te njësia administrative Qafë Krrabë, tregues ky i qartë i pushtetit të mediave dhe rrjeteve sociale që fatmirësisht, nga një udhëtim me makinë rezultoi në një ndryshim 360 gradë të stilit të jetës.
Diskutime rreth kësaj post