Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme në rrjetet sociale një video ku prezantonte kandidatin për deputet të PS-së në Tropojë, Petrit Malaj.
Përmes këtij video-mesazhi Malaj iu kërkon qytetarëve që të votojnë PS-së, që edhe Tropoja të ndryshojë.
“Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhunën!
O miq tropojanë që s’jeni tropojsa! Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë
#PetritMalajpërTropojën
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim’, – shkruan Rama kahas videos.
Mirëpo në këtë postim ka komentuar edhe një qytetar i cili shkruan se Rama do marrë në Tropojë humbjen më të thellë që ka provuar ndonjëherë.
Rama i përgjigjet komentuesit: “Mëso të shkruash shqip të paktën se humbjen dhe fitoren e ndan populli, jo analfabetët funksional me dy gishta përpjetë, që xhirojnë goma rrugëve e bëjnë thirrje për të vrarë njerëz!”.
Një tjetër komentues shkruan se në 30 vjet, në shumë vite, Tropoja është qeverisur nga PS e se Partia Socialiste nuk ka bërë gjë për këtë krahinë.
Edhe këtij komentuesi, kryeministri ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje, por shkurt: “Hapi sytë dhe shiko”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post