Në të njëjtën kohë që Sali Berisha nisi foltoren e radhës të tij nga Bilishti, Lulzim Basha i çoi një mesazh të fortë nga rrjetet sociale.
“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18 Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”, shkruan ai.
Basha e shoqëron këtë shënim nga një pjesë e fjalës së mbajtur gjatë intervistës së fundit televizive, ku akuzoi Sali Berishën për retorikë përçarëse dhe gjuhë linçuese.
Ai thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së është vetëm një dhe ai nuk mbahet më 11 dhjetor, siç e ka thirrur Berisha, por më 18 dhjetor.
“Këto janë problemet e Partisë Demokratike. Unë jam për një Kuvend të bashkimit, të dialogut, jo të linçimit. Më 18 dhjetor, kushdo nga ata delegatë që janë firmëtarë janë të ftuar në Kuvendin e 18 dhjetorit”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post