Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë. Djali i moderatores së njohur, Arbori, feston ditëlindjen dhe ai mbush plot 9 vjeç.
Bora ka postuar disa imazhe në “Instastory”, ku në të parën shfaqet Arbori dhe ora “00:00”, për të treguar se kemi hyrë në ditëlindjen e tij.
“Dashuria ime!”, ka shkruar shkurt Zemani.
Ndërkohë në postimin e radhës, ajo ka zbuluar tortën e parë të ditëlindjes, në të cilën është vendosur numri 9.
Por jo vetëm kaq, pasi kjo ditë është e veçantë për moderatoren pasi ka premierën e filmit të saj “5 Herë Jo”.
Bora së bashku me Donald Veshajn janë protagonistët kryesorë të filmit, por gjithashtu ata janë edhe producentët e tij.
Kujtojmë se një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat.
Bora dhe Donaldi, përkatësisht Jora dhe Gjergji, të cilët do të përballen më një sërë të papriturash në botën kinemasë, artit dhe televizionit, ndanë emocionet e rolit.
“Jam ndjerë shumë mirë, gjatë gjithë xhirimeve e ndieja shumë timin të gjithë rolin. E kisha shumë të qartë se si duhet të ishte Jora”, u shpreh moderatorja e njohur.
Diskutime rreth kësaj post