Gazetari i Birn, Vladimir Karaj tregoi në emisionin Now letrat që Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar për spiunazh në Shqipëri, u dërgonte miqve të saj.
Në tri letrat, 2 në tetor dhe një në dhjetor, ajo nënvijëzon se është mbajtur e veçuar nga të burgosurat e tjera, siç e thekson ‘si një terroriste veçanërisht e rrezikshme’.
“Oficeret e shërbimit janë po aq të trashura sa edhe unë, ato punojnë në turne 8-orëshe me një pushim, dhe habiten se pse unë jam këtu dhe pse duhet të ruhem si një terroriste veçanërisht e rrezikshme,” shkruan më tej ajo.
Ajo thekson se ka dërguar kërkesë që t’i hiqet siguria gjatë ditë që të ecë në korridor me të tjerat pasi përndryshe siç shprehet “jam si qen i mbyllur në kafaz”.
Diskutime rreth kësaj post