Turqia kurrë nuk do të lejojë që paqja në rajon të prishet nga i ashtuquajturi plani i paqes për Lindjen e Mesme, tha presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e presidentit turk erdhën në një deklaratë të cilën ai i dërgoi Konferencës së 3-të të Platformës Ndërparlamentare të Kudsit që po mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.
Në mesazhin e tij, Erdoğan nënvizoi rëndësinë e një konference të tillë në këtë periudhë kritike dhe shtoi se e ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit”, që shpall Kudsin si kryeqytet të Izraelit, nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr që kërcënon paqen në rajon”.
“Ne nuk do të lejojmë që kjo ëndërr të bëhet realitet”, theksoi Erdoğan.
“Ne nuk e njohim këtë plan, që do të thotë aneksim i tokave palestineze, që shkatërron plotësisht Palestinën dhe uzurpon plotësisht Kudsin. Ne kurrë nuk e pranojmë këtë përpjekje, e cila duket sikur pranon një zgjidhje dyshtetërore, por në të vërtetë nënkupton legjitimimin e okupimit izraelit nën mandatin e administratës amerikane”, ka shtuar presidenti i Turqisë.
Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.
Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.
Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.
Plani ka tërhequr reagime të gjera nga bota arabe dhe është refuzuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), e cila u bëri thirrje “të gjitha vendeve anëtare të mos angazhohen me këtë plan dhe të mos bashkëpunojnë me administratën e SHBA-së në zbatimin e tij në çfarëdo forme”.
Udhëheqësit e bllokut musliman përsëritën nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse që mbron të drejtat e palestinezëve.
“Kudsi, vija e kuqe”
Erdoğan tha se Izraeli ka arritur padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme kufijtë e tij të tanishëm, ndërsa Palestina është përballur me okupim, shk atërrim dhe vuajtje për vite me rradhë.
Ai tha se Turqia “kurrë nuk do të heshtë përballë aneksimit të Kudsit ose të braktisë vëllezërit e saj palestinezë në këtë lu ftë”.
“Dua të theksoj edhe një herë që Kudsi është vija jonë e kuqe. Si vende muslimane, përgjegjësia jonë më e rëndësishme në këtë proces është të mbrojmë Xhaminë Al-Aksa, të përqafojmë simbolin e paqes Kudsin dhe të mbrojmë të drejtat e palestinezëve”, ka deklaruar Erdoğan në mesazhin e tij.
“Politika e ndjekur nga disa vende islame kundër këtij hapi, që është fillimi i një procesi që do të prekë gjithë botën, veçanërisht Lindjen e Mesme, ka krijuar një pamje të trishtueshme”, ka reaguar Erdoğan.
Erdoğan edhe më herët ka kritikuar disa vende islame për dërgimin e përfaqësuesve në Shtëpinë e Bardhë gjatë shpalosjes së planit.
Diskutime rreth kësaj post