Kliti Roshi djali i aktorit të madh shqiptar, Kadri Roshi ka folur për aktivitetin e organizuar në nder të babait të tij në 100 vjetorin e lindjes.
I pyetur gjatë një interviste televizive, se cili ka qenë roli i preferuar i Kadri Roshit, i biri tha se ai i donte të gjitha rolet, por se i vinte keq që i vodhën rolin në dramën e “Arturo Ui”.
Por gjithashtu, Kliti Roshi ngriti edhe një shqetësim.
“Emrin e Kadri Roshit ia kanë vënë një rruge pranë Psikiatrisë… Pastaj po aty është emri i Jakov Xoxës apo Arben Mingës. Ndërsa në qendër keimi Xhorxh Bushin apo emra që s’i njohim fare. S’po them të mos jenë, por kemi xhorxhbushët tanë në fillim… Kam katër vite që tentoj të lidhem me pushtetin vendor edhe s’ma hapin telefonin. Tani emrin e Kadri Roshit ia kanë vënë një rruge në Yzberish. Se cfarë lidhje ka Kadri Roshi me Yzberishin, s’e di…” – tha Kliti Roshi.
Diskutime rreth kësaj post