Më 13 maj PD ka lajmëruan protestën më të madhe të mbajtur në vend. Situata është tensionuar pasi PD nuk ka hyrë në zgjedhje dhe ka pasur retorike të ashpër për dhunë dhe demonstrata.
Skandal.al, në mbrëmje vonë publikoi një lajm që flet për skenarë eliminimi fizik gjatë protestës. Konkretisht lajmi flet për një plan të eliminimit fizik të lideri të PD-së, Lulzim Basha me snajper. Lajmi nuk jep asnjë fakt për këtë skenar, por kujtojmë se një muaj më parë u morën masa mbrojtëse për kreun e PD-së pas sinjaleve për atentat kundër tij.
Lajmi i plotë i Skandal.al:
“13 është numër ters, uroj të mos rezultoj kështu 13 maji për Bashën. Policia të bllokoj tarracat e ndërtesave përreth, dritaret, kujdes nga dronat, apo dhe ndonjë helikopter pirrat. Lobi grek në Amerikë funksionon si shtet brenda shtetit në Greqi. Kanë ushtri të tyre, flotë detare e ajrore (helikopteri që transportonte Gramoz Pashkon në Itali (korrik 2006) mund të jetë asgjësuar prej tyre për të bllokuar ndonjë rrjedhje informacioni nga Pashko. Për të kuptuar forcën e lobit grek në Amerikë, ishin ata që rekrutuan Bin Laden në vitet ’80 në Afganistan në luftë me sovietikët. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ata “zbuluan” këtu Qipron turke qe iu rrëmbye nga Turqia. Shqipëria s’është gjë tjetër veçse një koloni e tyre e padeklaruar.
Ata organizuan trafikun ilegal të karburanteve nga Greqia drejt Milloshevicit nën Berishën president; firmat piramidale të ’97-s (paratë e fajdeve u rrëmbyen prej tyre, Berisha e di mirë këtë); trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë e Italisë (rreth 10 miliardë dollarë në vit); industrinë gjigande të pastrimit të parave (disa miliarda dollarë në vit); trafikun e armëve shqiptare të komunizmit drejt luftrave në Lindjen e Mesme, etc, etc…, deri tek instalimi i Bashës në Kosovë pas luftës…
Bëhet fjalë për fitime përrallore që lobi grek i Amerikës nxjerr në Shqipëri prej 25 vitesh tashmë. Berisha e Basha janë robotët e tyre me telekomandë, që sot i kanë hedhur në Ferr për të shpëtuar interesat e mësipërme greke në Shqipëri, interesa që janë vënë në shënjestrën e Perëndimit nëpërmjet Vettingut. Kujdes, 13 maji mund të synohet të kthehet në tragjedi prej tyre, duke goditur pikërisht lidershipin e protestës, për të ndezur revolten. SkaNdal / skandal.al
Diskutime rreth kësaj post