Gazetari Basir Çollaku ka bërë dje në një studio televizive një deklaratë të fortë. Sipas tij dy ministra janë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit.
Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku tha se “Në prokurorinë e Elbasanit ka një dosje ku janë të përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër.
Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar edhe në gjykatë” – tha Çollaku.
Ai tha se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave, pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, të cilat tha se i disponon.
Diskutime rreth kësaj post