Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mesditë në fshatin Derviçan të Dropullit. Pak para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, mësohet see Rama është ndalur në një lokal. Ai është i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli.
Ndërkohë, forca të shumta të Policisë dhe Gardës, janë vënë në gatishmëri. Minoritarët grekë janë mbledhur në sheshin e fshatit për të dëgjuar fjalën e dy kryeministrave,atij shqiptar dhe grek.
Aktualisht, kryeministri grek Mitsotakis ndodhet në Himarë ku dhe vizitoi shkollën Omiros, i cili mbajti dhe një fjalim, duke thënë se minoritarët që jetojnë në Shqipëri do të kenë mbështetjen e shtetit të Greqisë.
Diskutime rreth kësaj post