Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Brdo të Sllovenisë ku u mbajt samiti i BE për Ballkanin Perëndimor. Ky takim është zhvilluar në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Vuçiç tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE -së derisa mos zgjidhen problemet me Kosovën.
Deklarata e Vuçiç:
“Pa zgjidhur problemin me Prishtinën, Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Unë mendoj se të gjithë e kuptuan. Pra, unë dua të besoj se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vërtet në BE, por askush nuk ka të drejtë të na fajësojë për faktin se jetojmë dhe mbijetojmë. Njerëzit duhet të jetojnë jetën dhe të mendojnë se si do të mbijetojnë sot. Kështu duhet të mendojmë”, tha Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post