Grabitja që ndodhi në Rinas ka bërë që Shqipëria të ketë një imazh mjaft të keq. Së fundmi ka qenë qeveria kanadeze, ajo që ka shkruar fjalët të tmerrshme për Shqipërinë.Mësohet se qeveria e Kanadasë ka përditësuar të dhënat për të gjithë shtetasit që kërkojnë që të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Ajo i paralajmëron që mund t’u ndodhin incidente sa të zbresin në Rinas.
Në raportin e qeverisë kanadeze shkruhet edhe se turistet mund të ngacmohen seksualisht dhe madje mund të përdhunohen.Vendi ynë në këtë raport publikuar nga “fax web” përshkruhet si një vend ku bandat kriminale janë në luftë me njëra-tjetrën. Infrastruktura po ashtu në vendin tonë përshkruhet si mjafte e keqe.
Në këtë raport shkruhet:
“Krimet e vogla, të tilla si vjedhja nëpër xhepa dhe rrëmbimi i çantave janë të shpeshta, ndodhin veçanërisht në transportin publik dhe në zonat turistike. Vjedhja e automjeteve është e zakonshme. Vështirësitë ekonomike dhe disponueshmëria e lehtë e armëve të zjarrit rrisin rrezikun e incidenteve të dhunshme, plaçkitjeve dhe ndalimit të makinave. Pajisjet e vogla shpërthyese janë përdorur në sulme të shenjëstruara, duke përfshirë edhe Tiranën. Disa incidente të dhunshme kanë ndodhur gjithashtu në ose pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Këto incidente zakonisht i atribuohen mosmarrëveshjeve të brendshme të një natyre personale, biznesi apo politike. Turistët zakonisht nuk janë në shënjestër, por mund të ndodhin konfrontime të dhunshme midis bandave kriminale të organizuara rivale.’
’Siç e thamë edhe më lart infrastruktura në vendin tonë përshkruhet si mjaft e keqe dhe se në gjithë vendin tonë ka ndërprerje të shumta të energjisë elektrike.Po ashtu shoferët përshkruhet si mjaft agresiv dhe se këmbësorët shpesh gjenden duke ecur përgjatë anëve të rrugëve, duke përfshirë rrugët kryesore.
Infrastruktura në Shqipëri përshkruhet kështu:
Facilitetet turistike nuk janë të zhvilluara mirë, dhe shumë mallra dhe shërbime nuk janë në dispozicion. Ndërprerjet e energjisë ndodhin shpesh në të gjithë Shqipërinë, në zonat e largëta, si dhe në qytetet kryesore. Gjithmonë mbani një elektrik dore, ndërsa ecni nëpër rrugë Verifikoni orarin e ndërprerjeve të energjisë elektrike me autoritetet lokale. Siguroni mirëqenien tuaj gjatë ndërprerjeve Kushtet e rrugëve dhe siguria rrugore janë të dobëta në të gjithë vendin. Rrugët kryesore janë të kalueshme, por rrugët dytësore shpesh mbahen keq. Në dimër, mund të hasni në kushtet e rrezikshme të dëborës dhe akullit në rrugët malore të mirëmbajtura në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Ndërprerjet e energjisë mund të ndikojnë ndriçimin e rrugëve dhe sinjalet e trafikut. Shoferët janë jashtëzakonisht agresivë dhe të pamatur dhe këmbësorët shpesh gjenden duke ecur përgjatë anëve të rrugëve, duke përfshirë rrugët kryesore. Përdorni një mjet me katër rrota, madje edhe në qendrat urbane. Inspektoni automjetet me qira tërësisht dhe sigurohuni që kompania të jetë në dispozicion për të ndihmuar në rast të problemeve mekanike.’’
Gjithashtu të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri paralajmërohen se udhëtimi duhet planifikuar me kujdes, sidomos nëse dua të dalin jashtë Tiranës.Pra qeveria kanadeze e ka përshkruar Shqipërinë shumë larg imazhit që pretendon qeveria Rama 2. Madje kjo gjë ka ndodhur shumë pranë hapjes së sezonit turistik.
Diskutime rreth kësaj post