Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme disa foto me familjen e tij, teksa ka marrë pjesë në paradën e Retro Albania.
Ai ka publikuar foto krah bashkëshortes së tij, Linda Rama dhe djalit të tyre, Zaho, teksa vlerëson anëtarësimin e RETRO Albania në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.
“RETRO anëtarësohet në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike) një moment kulmor për koleksionistët shqiptarë dhe një superbravo për Blend Gonxhen e për skuadrën e DPSHTRR”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post