Ditën e sotme Luizi ndau në Instagram një foto, ku ka marrë vëmendje Kejvina dhe komentet e saj. Fillimisht ajo shkroi: “Këtë bluzën dua, ma nis me post.”
Por komenti i saj ka marrë shumë replica, nga njerëz që si duket nuk e pranojnë shoqërinë e tyre, edhe pse vetë Luizi ka superuar gjithçka të së shkuarës.
Më pas, Kejvina ka shkruar: “O Luiz, o yll! Aman një foto bashkë, të lutem”. Deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Luizi.
Për ata që nuk e dinë, Kejvina i dhuroi Luizit një nga bluzet e saj kur ishte në “Big Brother”, bluzë të cilën Luizi e vishte shpesh dhe e nëvizonte se ishte dhuratë e modeles. E kësaj i referohet Kejvina, kur kërkon një bluzë nga ai, që duhet t’i kthejë borxhin tanimë.
Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë cdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”
Diskutime rreth kësaj post