Ish-Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në krizë ekzistenciale. Zgjidhja e kësaj situate sipas tij mund të vijë vetëm përmes një ndryshimi radikal.
Nishani tha se përplasja Berisha-Basha nuk është problemi parësor por vëmendja duhet të përqendrohet te e ardhmja e PD-së.
Deklarata e Nishanit:
“Ky është një proces i cili nuk kishte alternativë tjetër, përpos të ndodhte. Ose PD do të vazhdonte dhe nëse dështon në këtë proces do të shkojë drejt shuarjes së saj si forcë politike, ose do të hynte në një proces ridimensionimi. E keqja e këtij vendi nuk është Lulzim Basha, është qeveria, por Basha është problemi sepse nuk bën të mundur që mekanizmi për ndryshimin e qeverisjes të jetë i fortë, i shëndoshë dhe i aftë për ta bërë të mundur ndryshimin e qeverisjes,” tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post