Marin Mema dhe Marko Kepi drejtues i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York kanë deklaruar se do të fillojnë në pak ditë rindërtimin e mjaft shtëpive të prekura nga tërmeti.
Sipas Memës tashmë është koha për vepra dhe jo fjalë dhe gjithçka sipas tij do të bëhet në transparencë të plotë.
“Çdo qindarkë e fondit do të shkojë tek të prekurit.Transparenca është thelbësore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund” tha gazetari Mema. Sipas të dhënave Mema e Marko Kepi kanë mbledhur rreth 1,6 milionë dollarë./Top Channel
Diskutime rreth kësaj post