Kryeministri i vendit Edi Rama ka rrëfyer se si e ska pritur momentin që ra tërmeti më datë 26 nëntor. Në takimin që zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, Rama foli pas ambasadorit japonez, i cili shprehu ngushëllimet e tij për fatkeqësinë dhe tregoi se atë natë po shikonte një film.
“Po shihja një film, nuk e mbaj mend titullin. Djali në film ishte fotograf. Ajo e vizitoi në atelie dhe në një moment filloi ngjarja si të thuash. Japonezi e çoi vajzën në një dollap dhe në atë moment ra një tërmet. Dhe po thoja sa inteligjentë I keni këto dollapë në Japoni? I keni në fakt.
Edhe nëse ndërtesa do të çahej çifti do të mbetej aty…por pastaj më zgjoi tërmeti dhe thashë ‘ne nuk kemi raft metalik,”– tha Rama teksa shtoi se ky tregim ishte sa për të bërë një pushim.
Diskutime rreth kësaj post