Studentët e Universiteteve Publike protestojnë edhe sot para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.
Studentët kanë bojkotuar mësimin, ndërsa marshimi nis në orën 09:30 për t’u grumbulluar më pas në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit në kryeqytet. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.
Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë. Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.
Njoftimi i studentëve të Universitetit të Durrësit për protestën:
Nesër (sot) date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithë studentet ne këmbë për të drejtat e tyre.
1. Pergjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese. 3. Përmirësim i kushteve te universiteteve 4. përmirësim i kushteve neper konvikte. 5. Jo favorizim për përfitime personale.
Edi Rama poshtëroi serbisht studentet duke i cilësuar si ngelesa. Ne nuk jemi ngelesa, por te rinj qe përpiqemi me mish e me shpirt për te mësuar. Prindërit tanë marrin para borxh për te paguar tarifat dhe çmimet e rritura. Për te paguar qira shtëpish e ushqime pasi ka mbyllur shume dege te universiteteve e rretheve.
Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:
1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).
Diskutime rreth kësaj post