Anëtari i Komisionit të Jashtëm Ralf Gjoni ka deklaruar se asnjë parti nuk ka sjellë ndonjë ide për reformën zgjedhore.Sipas Gjonit, kjo gjë bëri që së bashku me Hajdarin të mbështesnin propozimet e shoqërisë civile.
Në të kundërt, ai u shpreh se mund të quhet show si bën kryeministri Rama në gërmadhat e tërmetit.
‘Ka ardhur koha të sqarojmë procedurat e komisionit, nuk mund të vijnë drafte të parapërgatitura dhe nuk jemi mbushës për fasadë. Duhet të fillojnë diskutimet. Atë që vendos politika, ta qepin ekspertët në një draft. Nuk ka draft, por një propozim, edhe ne kemi tonat. Sot në jemi këtu për të mbështetur edhe propozimet e Shoqërisë Civile. Politika duhet të dëgjojë më tepër politikën. Ky komision të marrë në konsideratë propozimet e shoqërisë civile, ndryshe po bëjmë show sikur bën Rama mbi gërmadhat e tërmetit. Dje nuk bojkotuam, por nuk morëm pjesë, pasi po bëjmë kalendarin e qartë të punës’, – tha Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post