Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u prezantua në Novoselë si një prej zonave që do të përfaqësojë me mandatin e tij në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
“Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit për të dalë mëpas në pjesën e bregut, Kjo do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, tha Gjiknuri duke komentuar investimet.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Novoselës, Gjiknuri vlerësoi edhe kontributin e dhënë nga ish-deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj.
“Edhe një person tjetër që e kam dashur dhe e respektoj. Pavarësisht se ajo nuk është këtu, ka qenë një njeri që më ka folur shumë për zonën tuaj. Unë origjinën e kam nga Vlora por pak më ka lidhur me Novoselën. E kam fjalën për Vali Leskajn e cila realisht meriton një respekt si një grua e cila ka bërë çka ka patur mundësi për zonën”, u shpreh Gjiknuri.
Kryetarja e FRESSH-it Vlorë, njëkohësisht kandidate për deputete Saniela Xhaferi tha se forca e të rinjve është shtysa e 18 Qershorit. “Puna dhe kontributi ynë do të matet në 18 Qershor duke përçuar ato mesazhe të qarta që Partia Socialiste ka dhënë në këto 4 vite duke krijuar modelin e saj”, nënvizoi Xhaferi.
Diskutime rreth kësaj post