Ish-ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ka dhënë një deklaratë, ku ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Sali Berishës, i cili kohë më parë ka deklaruar se ajo dhe Rama janë kushërinj. Më tej Harito ka shtuar se Lulzim Basha ka probleme serioze dhe sa të jetë ai në krye të PD, Rama do të jetë kryeministër.
Pjesë nga intervista
Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?
Kushëri të tetë.
Si konkrektisht?
Ore a i njeh ti kushëirnjtë e tetë?
Rastësisht edhe mund ti njoh.
Atëherë ka një fakt. Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike kishte pasion gjenealogjinë dhe meqënëse kishte edhe mundësinë kishte krijaur pemën e familjes dhe ua ka lënë fëmijëve. Trungjet e familjeve tona bashkohen në vitin 1740.
Çfarë ishit në atë vit paraardhësit tuaj?
Motër dhe vëlla, dhe pastaj degët e degëve kanë ardhur deri te mua dhe Rama.
Po Berisha ka thënë se ishit kushërinj?
Ai e bëri këtë dhe e hapi. E tha dhe u bë legjendë. Doktori është i paparë se ai ma ngjiti.
Si e analizoni mënyrën se si bën opozitë Lulzim Basha?
Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit. Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bën blocki direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre.
Çfarë domethënia ka kjo?
Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryeministër.
Diskutime rreth kësaj post