Në Mars nuk ka njerëz, por… arinj!
Ditë më parë, NASA ka publikuar disa fotografi, ku shihen pamje të ndryshme të planetit Mars.
Në mesin e fotografive është gjetur edhe një figurë që ngjason shumë me një ari polar.
Scott C Waring, një hulumtues që merret me çështjen e jashtëtokësorëve, pasi e ka parë këtë figurë, e ka njoftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Nuk është hera e parë, që NASA fotografon qenie të gjalla në hapësirë, por ua mbulon ngjyrën dhe i bën të duken si jo të gjalla” ka thënë hulumtuesi.
“Për këtë e kam njoftuar OKB-në dhe dua që të jepet një përgjigje. Po që se nuk shpjegon askush, do të drejtohem personalisht tek Ban Ki-moon”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post