Analisti Arjan Curri ka komentuar heshtjen e presidentit Meta ndaj akuzave të Lulzim Bashës dhe shmangien që LSI po i bën një përplasjeje të mundshme me PD-në.
Curri tha se Meta dhe LSI janë vënë në lëvizje pa zhurmë për të shpëtuar postin e presidentit dhe ekzistencën e partisë.
“Meta po bën negociata të forta me Gjykatën Kushtetuese. Disa anëtarë të saj i ka vendosur vetë. Megjithatë, edhe këta disa kanë dhënë shenja se nuk do të jenë luajalë deri në fund. Luhet në fije të perit nëse Kushtetuesja do ta rrëzojë apo mbajë Metën në pushtet. Kjo është arsyeja e parë pse Meta hesht.
E dyta, kanë marrë informacion se edhe ata janë në syrin e një cikloni vetingu që bën kjo ambasadë. Ka një lobing nga ana e LSI që të shmangin njëfarë non grate edhe për vetë Metën. Lobingjet vazhdojnë. SHBA janë vend pragmatist, por nëse marrin atë që duan mund të ndodhë që t’i amnistojnë. SHBA të amnistojnë vetëm për interes politik. Në LSI është dhënë urdhri i një heshtje sepse vihet në dyshim ekzistenca e saj si forcë politike dhe ajo e çiftit Meta-Kryemadhi”, tha Arjan Curi për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post