Një 36-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur nëpër rrugët dhe lagjet e kryeqytetit është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, i riu u ndalua në një lokal në rrugën “Isuf Elezi” dhe nga kontrolli fizik, uniformat blu i sekuestruan ar.
Njoftimi:
“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Isuf Elezi”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, njofton policia.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 36-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post