Pas publikimit dje të të dhënave të pagave për muajin Janar 2021, sot janë publikuar të dhënat edhe për pagat e muajit prill 2021. Mirëpo ndryshe nga lista e parë, në këtë listë është shtuar edhe një kolonë tjetër ku janë të afishuar edhe numrat e telefonave.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e publikuar së fundmi, ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.
Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.
Diskutime rreth kësaj post