Presidentja e Kosovës Vjosa Osamani ka reaguar në lidhje me zgjedhjen si nënkryetar të Parlamentit serb, një figurë të lidhur me krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës s vitit 1999.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani u shpreh se ndërsa në Kuvendin e Kosovës në postin e nënkryetares së Kuvendit shërben një e mbijetuar e krimeve brutale të regjimit gjenocidal serb, homologu i saj serb, është një nga drejtuesit e brigadës që masakroi mijëra kosovarë.
“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Ndërkohë, Kuvendi i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Osmani.
Diskutime rreth kësaj post