“Në kuvendin tonë ka homoseksualë”, kjo deklaratë e ish-deputetit Kujtim Gjuzi që bëri bujë, ndezi debat në “Ftesë në 5” gjatë diskutimit mes të ftuarve.
Të pranishëm në studio ishin Dajana Shabani, Albi Lushi, Kujtim Gjuzi dhe të tjerë, ndërkohë në lidhje direkte ishte aktivisti Altin Hazizaj. Fillimisht debati i fortë nisi në studio, ku ish-deputeti përmendi një emër politikani, për të cilin pretedon se është përkrahës i LGBTI.
Kujtim Gjuzi kërkon që deputetët të deklarojnë për orientimin e tyre seksual dhe jetën private. Deklaratë që u kundërshtua nga Arba Gramo. Ndërkohë moderatorja Dajana Shabani tha se e rëndësishme është familja, e përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët.
Debati i zhvilluar në studio:
Kujtim Gjuzi: Nuk ka personale në momentin që ju jeni gazetarë. Nuk ka personale nëse Kujtim Gjuzi kërkon të shkojë në parlament të marrë paratë e taksapaguesve dhe të fshihet. Çdokush duhet ta dijë se kush është Kujtim Gjuzi, Sali Berisha, Lulzim Basha, Gazmend B., përkrahës i LGBTI-së ky i fundit.
Albi Lushi: Nga e di ti që Gazi është pjesë e…
Kujtim Gjuzi: E ke në rrjet social, duke mbështetur me forcë grupimin LGBTI.
Albi Lushi: Kur një person nuk është i deklaruar, ti nga e di?
Kujtim Gjuzi: Ai nuk është deklaruar? Ka foto, në momentin që ka foto… Në momentin që del në tubim je mbështetës i konservatorëve.
Bieta Sulo: Ka diçka personale me ju?
Kujtim Gjuzi: Personale me mua?! Unë kam katër fëmijë, tre vajza një djalë, dy të martuara pres të më martohet e treta. Djali është 20 vjeç, është student dhe të gjithë ju bëni presion të shkatërroni familjen, jo. A thatë për kryeministrin e Francës që nuk e ka deklaruar. Pse nuk e deklaroi më parë ai, që kam bashkëjetuar me ministrin.
Bieta Sulo: Po nuk ka një ligj që e kërkon këtë.
Kujtim Gjuzi: Më fal pse vetëm ligji është, po morali? Në formularin e deklarimit të deputetëve dhe të zgjedhurve lokalë ka i/e martuar, në bashkëjetesë, pse nuk e deklaron?
Dajana Shabani: Bërthama është familja, burri gruaja dhe fëmijët. E kuptojmë këtë modernizimin, se e kemi marrë mbrapsht. Ajo që do të thotë Gjuzi, mendoj unë, është që ai i cili është homoseksual duhet të deklarohet dhe të mos hiqet si dikush që nuk është. Pra kushedi sa vajza janë marrë në qafë nga këto martesa fallco që janë bërë kur kanë qenë homoseksualë.
Arba Gramo: Unë nuk mendoj që deklarimi i tillë ka të bëjë me cilësinë e punës që do të bëjë ai.
Kujtim Gjuzi: Në mënyrë absolute po.
Arba Gramo: Nuk ka farë lidhje.
Dajana Shabani: Unë pop them që bërthama është familja. Boll e bëmë si një gjë kaq normale. Nuk jam për të gjuajtur me gurë, ose më intereson krevati i tjetrit, por normale nuk është.
Të ftuarit: Çfarë është normale
Dajana Shabani: Normalja është familja, burri gruaja dhe fëmijët, kaq.
Arba Gramo: Ka ashpërsi të madhe ndaj këtij komuniteti
Dajana Shabani: As që bëhet fjalë. Boll u viktimizuat kur nuk janë viktima. Pse e kanë zakon t’i viktimizojnë?
Arba Gramo: Unë jam sipërmarrëse vetë. Mua nuk më intereson se çfarë orientimi seksual ke ti dhe me kë jeëton ti.
Kujtim Gjuzi: E nderuar…
Arba Gramo: Është nën një pozicion ku i shërben popullit, çfarë rëndësie ka se si do të shërbejë popullit nëse ai fle me një mashkull apo me një femër.
Kujtim Gjuzi: A ka mundësi ta mbaroj?
Arba Gramo: Ta mbaroj unë njëherë se po flisja, pastaj ti.
Situata agravoi më tej kur në diskutim u përfshi edhe aktivisti Altin Hazizaj, i cili u përplas me tone të ashpra me Kujtim Gjuzin. Të dy të ftuarit e kaluan në përsonale debatin, të cilin e keni të plotë më poshtë:
Altin Hazizaj: E para unë doja të thoja se televizionet nuk duhet të zgjojnë nga gjumi kafshë të vdekura politike, siç është zotëria që keni në studio. Sepse ai po të ishte i aftë do të ishte në parlament, nuk do bënte thashetheme në studio politike për LGBTI.
Kujtim Gjuzi: Ju keni konflikt interesi, kërkuat të më dërgonit në ndjekje penale. Meqenëse nuk kishit bazë ku të kapeshit u tërhoqët.
Altin Hazizaj: Rri aty në arkivolin tënd politik se ke mbaruar politikisht. Rri aty ku je.
Kujtim Gjuzi: Mos më trego vendin mua se s’ta tregova vendin ty. Edhe një herë mos ma trego vendin mua. Mund të ma kishe treguar në vendin e duhur, kur të thash avokat martohu je gabim. S’je martuar akoma, ke pesë vite. Të bësh familje të na thërrasësh në dasëm. Zotëria tha duhet të ishte në parlament, ai parlament i kalbur atje.
Diskutime rreth kësaj post