Sheri Mita u lind në fshatin Fterrë të Sarandës më 14 mars, 1943 dhe vdiq më 2 prill, 2012. Ka mbaruar studimet për dramaturgji në Institutin e Lartë të Arteve. Përveçse aktor, ishte edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur.
Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës komedinë Këshilli i ndrikullave. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit dramën Vite të paharruara.(1974). Po në teatrin e Fierit, nën regjinë e Pëllumb Kullës është vënë në skenë edhe drama e mirënjohur Dy krisma në Paris shkruar në bashkautorësi me regjisorin Kulla.
Nga viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjisor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit “Margarita Tutulani” ku ka vënë në skenë me dhjetëra komedi, drama dhe variete.
Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë” si dhe është nderuar me Titullin “Qytetar Nderi’ i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.
Filmografia
Kronikë provinciale (2009) Prifti
Gjoleka, djali i Abazit (2006) …Daja
Piruet (2005) komedi
Oreksi i madh – (1995) (TV)
Përdhunuesit (1995) … Shefi i sigurimit
Një zonjë në New York (1995) – Burri i zonjës
Vetmi – (1990) …Petraqi
Kronikë e një nate (1990) …Austriaku Jozef
Vitet e pritjes – (1989) …Qendro Bukhudhra
Njerëz në rrymë – (1989) …Inxhinieri
Familja ime – (1987) …. Stavri
Të mos heshtësh – (1985) – Babai i Silvit
Gjurmë në dëborë – (1984)
I paharruari (1984) … Ndjekësi
Nata e parë e lirisë – (1984) – Shoku Hader
Skëterrë 43 – (1980) … nënkolonel Espozito
Ballë për ballë – (1979) …Gazetari rus
Gjeneral gramafoni – (1978) …Mikele
Në fillim të verës – (1975) …major Bertini
Rrugicat që kërkonin diell 1975 …Kryetari i njësitit
Operacioni “zjarri” 1973 …Gjin Martini
Yjet e netëve të gjata 1972 …Xhelo paterica
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967) …. Villi Heller
Diskutime rreth kësaj post