Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zonjës Adea Pirdeni në detyrën e Ministrisë të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social X, se i ka propozuar Presidentit krijimin e një ministrie të re të qeverisë, e cila do të mbikëqyrë çështjet për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Vrasja e 41-vjeçares shqiptare nga partneri grek, familja rrëfen detajet shokuese: I bënte ‘shpërlarje truri’, pamë plagë në trupin e saj të dëmtuara dhe rruazat e…
Adea Pirdeni, ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë.
Sipas kryeministrit Edi Rama, Pirdeni ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.
Ai u shpreh se në këtë fazë të Shqipërisë ku vendi po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike.
Diskutime rreth kësaj post