Ditën e sotme në seancen e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e deputetëve janë krijuar dy grupe të reja paralmentare nga PD dhe LSI.
Grupi i PD-së do të kryesohet nga Rudina Hajdari, ndërsa deputetët e dalë nga radhët e LSI-së do të vetëshpallen të pavarur dhe do të kryesohen nga Nimet Musaj.
Ky i fundit ishte pjesë e listave të LSI-së në qytetin e Fierit, ndërsa duket se për shkak të përjashtimit që iu është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, janë detyruar që të krijojnë grupimin e të pavarurve.
Deri më tani në Kuvend janë 102 deputetë, ndërsa të tjerë emra kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Kuvend.
Grupi parlamentar demokrat
Rudina Hajdari-kryetare
Myslim Murrizi
Korab Litra
Arben Elezi
Arlind Çaçani
Halit Jakimi
Alban Zeneli
Grupi i deputetëve të pavarur
Nimet Musai-kryetar
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Ralf Gjoni
Ediola Braha
Ylli Shehu
Aurora Mara /albeu
Diskutime rreth kësaj post