Deputetja e PD Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për mbledhje firmash që shkarkojnë kreun e grupit Enkelejd Alibeaj dhe u shpreh se nuk është thirrur për një mbledhje grupi.
Në fjalën e saj, Tabaku la të kuptohej që nuk e mbështet vendosjen e Ervin Salianjit në krye të grupit kuvendor dhe nuk e sheh si bashkim këtë proces.
“Nuk mendoja se duhej të arrinte në këtë pikë, ka një kryetar grupi që në të mirë e në të keq e ka ushtruar detyrën e tij. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post