Në qytetin Deçan të Kosovës mund të bleni makinë me 150 euro
Komuna e Deçanit, që drejtohet nga Rasim Selmanaj i AAK-së ka vendosur t’i qes në shitjet veturat e konfiskuara.
Në një ankand të bërë publik në KRPP tregohet se janë gjithsej 40 vetura, derisa çmimi i tyre sillet nga 150 e deri në 800 euro, shkruan Gazeta Fjala
Këto vetura siç është bërë e ditur janë të përdorura dhe nuk kanë farë dokumente.
“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Automjeteve të konfiskuara nga kompania për bartje të automjeteve përmes ofertave publike të mbyllura. Automjetet shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në këtë njoftim.
Ofertat për t’i bërë për vete këto vetura të interesuarit duhet t’i dorëzojnë deri më 05.03.2016 ora 14,00 ndërsa hapja e ofertave në ora 14,30./Gazeta Fjala/.
Kjo është lista e plotë e veturave:
Diskutime rreth kësaj post