Kreu i qeverisë Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive të vendit në orën 12:00.
Ende nuk dihet se cili do të jetë fokusi i diskutimeve. Sakaq, ky takim vjen pas atij të korrikut, ku u përjashtua Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK.
Asokohe, Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se nuk do të mbrojë asnjë prej tyre nëse kapen me shkelje dhe abuzime me postin e tyre.
Kujtojmë se Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Diskutime rreth kësaj post