Zv.kryeministri Erion Braçe, përmes një postimeve në rrjetet sociale iu kërkon votuesve shqiptarë që voton e tyre ta hedhin si një vlerësim ndaj punës së secilës parti politike në vend.
Braçe thotë se PS i ka parë të gjithë qytetarët njësoj, majtas e djathtas, dhe kjo sipas tij prej punës. Ai madje i kërkon votuesve që të mos i japin votën PS-së, nëse dikush ka punuar më shumë se sa ata.
Postimi i Braçes:
“Sepse ne i shohim të gjithë në sy; shohim majtas, shohim edhe djathtas! Puna na ka dhënë mundësinë t’i shohim të gjithë njësoj, me pune e prej punës! Ndaj duam nga gjithkush,vlerësim veç për punën! Nëse dikush ka punuar më shumë se ne, ka bërë më shumë se ne, votoni për ta! Por nëse nuk kanë bërë asgjë, zero pune e zero vepra, mos e rrëzoni sistemin e vlerësimit prej punës! Mos e rrëzoni punën!”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post