Prokuroria ka nisur hetimet për tre drejtorë të bashkisë së Kuçovës dhe një administrator të një njësie administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas policisë së qarkut të Beratit, drejtori me inicialet A.C. 50 vjeç dyshohet se ka vënë në shërbim të një subjekti politik automjetin shtetëror në një miting dhe është nën hetim në gjendje të lirë.
Ndërsa për dy drejtorët e tjerë të bashkisë Kuçovë, K.Ll. 34 vjeç dhe L.Ç. 52 vjeç, hetimi ka nisur pasi dyshohet se kanë ushtruar presion psikologjik ndaj simpatizantëve të një subjekti politik.
Përsa i përket administratorit me inicialet F.B. 56 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka përdorur shuma parash për blerjen e votës.
Diskutime rreth kësaj post