Olsi Bylyku ishte një nga banorët e sezonit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, ku fitues u shpall aktorja Egla Ceno.
Mirëpo ky rrugëtim i Olsit nuk shkoi aspak siç ai mund ta ketë pritur, pasi u eliminua shumë shpejt nga gara.
Kjo pasoi me një diss nga aktori për Top Median nëpërmjet këngës, e më pas me një letër-njoftim nga televizioni, ku bëhej e ditur se dy palët do të përfundojnë në gjyq.
Mirëpo pak më parë, Olsi ka vendosur të ironizojë kolegët e tij me një foto nga koha e tij si aktor në “Portokalli”, duke lënë të kuptohet se raportet mes tij dhe Top Median janë rregulluar tashmë.
“Kimikati kur shef tekstet e këngëve këtë sezon”, shkruan ai në InstaStory.
Diskutime rreth kësaj post