Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 56 vjeçare, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani.
Sipas burimeve, kanë qenë mjekët, të cilët kanë sugjeruar eutanazinë si zgjidhje përfundimtare dhe aparaturat i janë hequr.
Vetë familja e Nishanit ka udhëtuar për në vendin evropian, për të dhënë pajtimin e tyre.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij, dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që infektimi i kishte lënë në organizëm.
Më 23 prill, ish presidenti u nis drejt Gjermanisë për mjekim, por nuk arriti të mbijetonte.
Bujar Nishani ka lindur më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.
Ai ka patur kontribut të rëndësishëm në kabinetin e qeverisë Berisha, si Ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.
Kohët e fundit Nishani u aktivizua me lëvizjen e Sali Berishës dhe mori pjesë në disa prej Foltoreve, si një zë i rëndësishëm që kërkonte ndryshime në Partinë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post