Deputeti socialist Xhemal Qefalia shprehet se mazhoranca e ka përfshirë opozitën jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore si dhe në sjelljen e propozimeve për ndryshimet kushtetuese.
Pavarësisht kësaj, deputeti ka shprehur bindjen e tij se në fund opozita do të bëhet pjesë e procesit, duke kujtuar se si PD ashtu edhe PS e kanë kërkuar hapjen e listave, ndërsa për çfarë mënyre do të ndiqet, ai sugjeroi një model të ndonjë vendi europian.
“Dihet që në fund fare Kuvendi i Shqipërisë gëzon të gjitha të drejtat, i ka të përcaktuara në rregulloren e brendshme për të ndërmarrë nisma për aq kohë sa opozita parlamentare ka menduar të marrë pjesë vetëm në Këshillin Politik dhe ta shmangë parlamentin. Nuk është ndërhyrje e dhunshme në Kushtetutë por në zbatim të praktikave të përcaktuara për ndërhyrje të tilla. Nuk është se ka kontestime të dukshme, pasi gjithçka do të përfshihet në kodin Zgjedhor dhe do të merren edhe propozimet e opozitës pavarësisht se e ka braktisur parlamentin.
PD dhe PS kanë qenë për lista të hapura dhe është pozitive, për aq kohë sa gjërat do përcaktohen në Kodin Zgjedhor më duket e nxituar nga opozita jashtëparlamentare, jam i bindur se gjithçka do të jetë konform edhe dakordësisë për t’u bërë edhe listat e hapura. Nëse ka një model të një shteti europian që është në këtë model, pse jo mund të dakordësohemi.”, tha Qefalia.
Sipas socialistit, marrëveshja e 5 Qershorit ka kaluar në Parlament dhe po shkon drejt implementimin pa asnjë ndryshim ndërsa e konsideron opozitën si të nxituar në vendimet e saj përjashtuese theksoi deputeti.
Diskutime rreth kësaj post