Ditën e sotme, një 31-vjeçari nga Vlora, i kanë grabitur automjetin në Durrës, ku ka qenë vetë i riu që ka denoncuar në polici, se pasi ka ndaluar automjetin pranë kolegjit “Turgut Ozal”, i kanë grabitur mjetin tip “Audi A7”.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftim i Policisë Durrës:
“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31-vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post