Artan Hoxha ka folur për arrestimin e numrit dy të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, për aferën e inceneratorëve.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Dervishaj është personi më i rëndësishëm që ka rënë në pranga, në valën e fundit të arrestimeve të SPAk dhe tha se në përgjimet e tij telefonike, mund të jenë biseda edhe me Armand Dukën.
Gazetari foli gjithashtu për ndeshjen miqësore që ka zhvilluar Shqipëria së fundmi me dyer të mbyllura, duke deklaruar se vetëm në njërën prej tyre, Armand Duka ka marrë 1.2 milionë dollarë.
“Po ta shohësh teknologjia e korrupsionit është njëlloj gjithandej. Personazhet përshtaten në bazë të habitatit. Ditën e ndalimit të zotit Dervishaj, kam thënë ishalla e ka mbajtur gjatë SPAK në përgjim dhe ka kapur edhe Dukën.
Në Dubai u pagua 1 milionë e 200 mijë dollarë Armand Duka, vetëm e vetëm që të luante një skuadër që u mblodh me urgjencë dhe u paraqit si Shqipëria… Ishte skuadra e tretë e Shqipërisë, që luajti me dyer të mbyllura. Mirëpo Shqipëria nuk i doli keqi, mori 1.2 milionë dollarë.
Në rastin konkret, zoti Dervishaj ka firmosur disa situacione që kanë të bëjnë me inceneratorin e Fierit. Nga provat tregohet se ka shkuar me Klodian Zoton ka parë ndeshjet e Champions League, biletat që janë nga 1600 euro. Ku lidhet kjo me Botërorin? FSHF, jo më kot e ka patur zv. president. Ka marrë fonde nga FIFA, UEFA. Është një projekt që quhet 100 fusha. Supervizori i inceneratorëve, këtu ka ditur ta bëjë më mirë.
Sigurisht në këtë valën e tretë të arrestimeve, zoti Dervishaj është më i rëndësishmi. Ka firmosur për situacione, ecurinë e punimeve, edhe për një faturë që shkon 4 milionë euro, për turbinat e inceneratorit. Këto turbinat duhet të kishin ardhur në fund të 2019. Kompania italiane ka thënë dua paratë. Meqenëse paratë ishin nga fonde publike, donte tja merrte shtetir dhe ti çonte ne Itali. Shteti nuk i kalonte dot pa treguar punën. Ai i ka çuar sikur turbinat janë vendosur, që të disbursoheshin lekët.
Edhe sot e kësaj dite turbinat nuk janë montuar”, deklaroi Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post