Ditën e sotme ka nisur transmetimin emisioni “Goca dhe Gra”, ku moderon edhe Tea Trifoni, e teksa po flisnin për pushimet verore, ajo zbuloi se i ka kaluar nga jugu i Shqipërisë deri në Dubai.
“E fillova me jugun e Shqipërisë, e pastaj në Dubai. Atje isha në maj dhe ishte tmerrësisht nxehtë. Një javë kalova atje”, tha Tea.
Madje, Trifoni habiti të gjithë me një deklaratë që bëri. Ajo u shpreh se në një javë qëndrim në Dubai, ka shpenzuar më pak se një fundjavë në jug të Shqipërisë.
“Por mund të them me plot gojë që gjatë një jave që kam qëndruar në Dubai, kam harxhuar më pak sa harxhova një fundjavë në jug”, tha ajo, ku shtoi se ka shkuar me shoqërinë dhe se çdo gjë ka paguar vetë.
Diskutime rreth kësaj post