Nga Mero Baze
Në Shqipëri kemi një krizë themelore dhe dy nënshtresa të saj. Kriza kryesore është kriza politike e bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit nga opozita. Dy nënshtresat e saj janë, kriza e Partisë Demokratike të Shqipërisë me Partitë Popullore Evropiane, që po shtohet si një krizë e re në krizën politike shqiptare dhe kriza e besimit që po lind mes LSI dhe PD, edhe pse LSI, ishte deri më sot si “garante” e aksionit të saj politik.
Partitë Popullore Evropiane dhe Partia e Kancelares Angela Merkel, po hezitojnë të përfshihen si negociatore në krizën shqiptare, nëse Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nuk garantojnë sukses në opsionin e tyre, për hyrje në zgjedhje dhe votim të reformës në drejtësi, duke u kthyer në parlament. Përpjekjet e Lulzim Bashës në takimin e Maltës, kanë qenë tejet të dështuara dhe kanë shkaktuar një pakënqësi të thellë tek drejtuesit e Partive Popullore dhe Kancelares Merkel, për shkak të mosdëgjueshmërisë së tij ndaj kërkesave të tyre. Aq keq kanë shkuar, sa ai nuk ka guxuar si zakonisht të botoj dhe foton me Kancelaren Merkel, siç bën zakonisht.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se partia e Kancelares Merkel, e cila është lokomativa e Partive Popullore Evropiane dhe që ka një vemendje të veçant për Shqipërinë, ka përgatitur në parim një negociator të nivelit të lart për krizën shqiptare, por ai nuk do të pres biletën për Tiranë, nëse nuk merr garanci, se misioni I tij do të ketë sukses.
Kryetari I PD Lulzim Basha, po bëhet përditë e më I parëndësishëm për Partitë Popullore me refuzimin e tij pë rtë ndjekur vijën e tyre, dhe nëse i qëndron kursit aktual, ai do ta çoj Partinë Dmeorkatike drejt përjashtimit nga Partitë Popullore, duke shënuar një rekord të zi historik në krye të saj.
Këtu ka nisur dhe nënshtresa tjetër e kësaj krize.
Duke njohur krizën e PD me Partitë Popllore Evropiane, Ilir Meta ka adresuar sot pikërisht Partitë Popullore si shpresa e fundit për zgjidhjen e krizës, duke shpresuar se ata do të bindin Lulzim Bashën të kthehet në Kuvend. Kjo është një përpjekje e tij për ti ikur rolit që mori përsipër si garant I opozitës, duke theksuar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, nuk do të ketë zgjedhje. Lëvizja e tij nga garant I opozitës në aleat me aletatët evropian të PD, është një lëvizje që ngjall realisht irritim tek PD, pasi ata kanë hyrë në këtë betejë antiperndimore dhe me garancitë e LSI. Tani që ata kanë ikur shumë tutje, në një rurgë gati ka kthim, LSI u ka dal pëprara veshur me stofin e EPP, dhe u tregon rrugën perëndimore.
Por në fakt q ëtë zgjidhet kriza kryesore në vend, që ka të bëj me ikjen e opozitës nga sistemi politik që kemi rënë dakord në vitin 1990, duhet të zgjidhen të dyja këto kriza si nënshtresa të saj.
Kriza e LSI me PD, është krizë mosbesimi, e cila mund të zgjidhet vetëm nëse LSI garanton PD ,se do të shkoj me ta në zgjedhje në një koalicion për të mundur Edi Ramën. Vetëm kështu opozita mund të qetësohet dhe trimërohet, zgjedhjet bëhen të shëndetshme dhe nuk ka nevojë për garanci perëndimore.
Kriza tjetër ajo e PD me Partitë Popullore Evropiane, buron nga kriza e mosbesimit të PD me LSI. PD nuk hynë në zgjdhje nëse LSI hyn për shkak të presionit perëndimor. Garancia e LSI për PD, vlen që të prishen zgjedhjet dhe jo që të dëgjohet Perëndimi.
Diplomati I lart perëndimor, që është ngarkuar për krizën shqiptare dhe që drejton një nga Komisionet më të rëndësishme të politikës së Brukselit në emër të partisë së Kancelares Merkel, do të vij në Tiranë, vetëm nëse Basha e garanton se do hyj në zgjedhje dhe në Kuvend dhe që ta bëj këtë atij I duhet Ilir Meta. E vërteta është se Lulzim Basha nuk ka nevojë që Ilir Meta, apo Edi Rama ti tregojnë që ai nuk ka mbështetje ndërkombëtare në këtë që bën. Ai është I qartë, që nuk ka mbështetje dhe është duke I hyrë një rruge antievropiane. Problemi I tij është se ka menduar që në këtë rrugë nuk do ishte vetëm. Këtë duhet ta zgjidh, pasi të gjithë mendojnë se ai, dhe vendimet që do marrë, janë në dorë të Merkelit apo McAllister, por në fakt janë në dorë të Metës!
Diskutime rreth kësaj post