Edhe këtë sesion parlamentar kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari e nisi me lapsuse. Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit ajo njoftoi se bashkë me grupin që drejton do të shkojë në çdo cep të vendit me qëllim ringritjen e së djathtës, por bëri një lapsus teksa u shpreh se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”. Ndërkohë që lapsusi i dytë lidhet me mbiemrin e fituesit të bashkisë së Shkodrës në 30 Qershor Valdrin Pjetri që më pas dha dorëheqjen për shkak të dekriminalizimit. “Ju sot flisni për sukses në 30 Qershor, kur në fakt kur keni zgjedhur kandidatë si Pjetrinin në Shkodër” tha ajo.
Pas xhiros që këto gafa bënë në rrjetet sociale ka ardhur ehde një reagim nga vetë Rudina Hajdari.
Sipas saj më mirë lapsuset e saj se sa t’ë gënjejë demokratët.
Hajdari shkruan:
Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. —
Diskutime rreth kësaj post