Kreu i LZHK-së Dash Shehi ka dalë hapur në krah të presidentit Meta dhe shprehet se teza që ai është drejtuesi i opozitës nuk është e vërtetë dhe ka dalë nga Rama.
“Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e politikës.
Në 8 vite parlament keni parë që t’i thonë kryeministrit që e ka gabim. T’i thonë për rrugët disa miliona euro apo për shëndetësinë e koncesionet. Politikës shqiptare i ka munguar detyrimi moral për të thënë atë që mendon”, tha Shehi në emisionin ‘Arena’.
Më tej, ai u shpreh se opozita ka një detyrë të madhe: të rrëzojë Ramën dhe më pas të rindërtojë vendin.
“Ne më Metën kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por një marrëdhënie institucionale. Ne gjykojmë se ne dhe presidenca kemi të njëjtat prerje. Sa herë Meta respekton kushtetutën na ka në krah ne, por opozita shqiptare është shumë më e madhe se sa Meta. Si fillimi kemi një detyrë të madhe për të rrëzuar Ramën. Ne kemi edhe rindërtimin e vendit si detyrë”, – shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post