Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa komentoi situatën politike në vend dhe pretendimet e partisë së tij për zgjedhjet e 25 prillit, zbuloi edhe qarkun ku synon të kandidojë vet.
Patozi u shpreh i prerë se ai do të kandidojë për deputet në Tiranë dhe për këtë ka disa arsye.
“Që kur jemi krijuar ne kemi shpallur si kauzë tonën rrëzimin e kryetarokracisë. Nuk më lejohet që unë të vendos pa u konsultuar me të tjerët dhe ne duam që kryetarët e partisë në Shqipëri të mos jenë sulltanë, sidomos ai “sulltani” që fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër që bëhet i padurueshëm.
Unë nuk ia lejoj vetes që të përcaktoj diçka pa e diskutuar me kolegët dhe bashkëpunëtorët e partisë Bindja Demokratike. E sigurta është që unë do kandidoj dhe më e natyrshme është që unë do kandidoj në Tiranë për shumë arsye, edhe për vendlindjen time dhe për karrierën politike që kam pasur, por kjo është diçka që do ta vendosin organet dhe strukturat e posaçme.”, – u shpreh Patozi për ‘Fjala’.
Diskutime rreth kësaj post