Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin është përfshirë nga tensione. Mes ish-ministrit Mediu dhe familjarëve të viktimave ka pasur debate.
Avokati Romeo Kara tha për “Tirana Live”, se në çështjen Gërdeci është përfshirë e gjithë familja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Po ashtu ai tha se ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit.
“Ka vrasje masive si pasojë e pangopësisë e korrupsionit. Kjo ka dalë nga të gjitha reportazhet, e kanë përcaktuar qartë. Duhet hetuar e familja Berisha. Berisha do të nxjerrë veten si i persekutuar. Drejtësia duhet të flasë dhe jo të zvarritet. Çështja duhet të hapet për korrupsion. Nuk e mendoj Mediun si kokën e kësaj çështje, por Berishën.”, tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post