Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shkruar në rrjetet sociale se NATO është një organizëm armiqësor, për Serbinë dhe Vuçiç. Vasili shprehet se kryeministrin Edi Rama nuk e pengon asgjë që të bëhet njësh me Vuçiç për NATO-n dhe Kosovën.
Statusi në Facebook:
Vucic kunder NATO-s dhe Kosoves, ç’hall i madh e shtrengon Ramen te behet njesh me te!!
Presidenti i Serbise Vuçiç eshte shume i qarte ne qendrimin e tij kategorik kunder NATO-s.
Po ashtu eshte shume i qarte ne qendrimin e tij kunder Kosoves te cilen e konsideron pjese teritorit te vet.
Ministri i Mbrojtjes i Serbise Vulin ka deklaruar kohe me pare pa ekuivok:
“Nuk di çfarë do të ndodhë kur Aleksandar Vuçiçi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës. Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi”
“Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit” eshte shprehur ai.
Per Serbine NATO eshte praktikisht nje organizem armiqesor tek i cili as nuk duan dhe as synojne te jene pjese e saj.
Shqiperia eshte anetare e NATO-s, kontribuese ne te dhe politikisht e ka konsideruar nje drejtim themelor te patjetersueshem te politikes te saj.
Ku e gjen veten Kryeministri Rama ne kete ndarje parimore diametralisht te kundert me Vuçiçin per NATO-n.
Serbia nuk e njeh Kosoven dhe e konsideron pjese te teritorit te saj.
Shqiperia e ka nje ceshtje themelore politike,strategjike dhe kombetare raportin me Kosoven dhe njohjen e Kosoves prej shteteve te tjera, nje nga objektivat qeveritare me te rendesishem te politikes se saj te jashtme.
Ku e gjen veten kryeministri Rama ne raport me qendrimin totalisht te kundert dhe te eger te Vuçiçit ndaj Kosoves.
Projekti qe mbeshtet Rama permes Minishengenit sigurisht eshte nje projekt i erret antishqiptar.
Mbeshtetja, qe Rama i jep Serbise duke anatemuar Kosoven dhe liderat e saj si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosoves pra faktikisht asgjesimin real te problemit te njohjes nga Serbia eshte qartesisht tradheti ndaj saj.
Cfare ja ka mbyllur syte Rames qe e imponon te veproje ne kete menyre antikombetare?
Ç’detyrime e mbajne lidhur Ramen qe e bejne ate te mohoje cdo parim dhe te vihet ne krah te anti-Natos dhe anti-Kosoves ?
Ne ç’borxhe ka hyre Rama dhe te ç’lloji jane ato qe e shtrengojne ne fyt dhe e detyrojne te sillet si tradhetar i interesave te Kosoves dhe Shqiperise?
Cilit projekti i sherben Rama qe e ben ate te harroje qendrimin e eger anti-Nato dhe anti-Kosove te Serbise dhe te pranoje gjithshka duke ju kundervene te gjithe shqiptareve nga Tirana ne Prishtine?
Ka mjaft pergjigje te cilat kuptohen dhe mjaft te tjera, qe koha dhe institucionet e sigurise dhe te drejtesise do ti zbardhin ne menyre te pashmangshme….kesaj Rama nuk i shpeton dot ne asnje menyre.
Diskutime rreth kësaj post