Pronarët e bizneseve, hotelieria, gastronomia dhe marketet në Shqipëri nuk janë mjaftuar me ngritjen enorme të çmimeve gjatë sezonit të sivjetmë turistik. Ata po përfitojnë edhe përmes mashtrimit të turistëve në përllogaritjen e valutës vendore në raport euron.
Ditëve të fundit në tregun e këmbimit valutor, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me valutën e përbashkët evropiane dhe ai sot këmbehet 110.55 lek për 1 euro.
Mirëpo, objektet hoteliere, restorantet, marketet dhe shërbimet të tjera përgjatë bregdetit të Shqipërisë vazhdojnë të plaçkitin turistët, duke e këmbyer euron në raport me lekun për 10 për qind më ulët, raporton Telegrafi.
Kudo që turistët marrin shërbime hoteliere dhe gastronomie atyre 1 euro, në raport me lekun iu llogarituet 1 me 100.
Kjo është një dëshmi se nikoqirët e turistëve (shumica shqiptarë të Kosovës) nuk po mjaftohen me çmimet enorme për shërbimet e fjetjes, çadrave, ushqimit dhe pijeve, por duhet plaçkitur edhe përmes mashtrimit në këmbimin valutor.
Mijëra qytetarë të Kosovë janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar. Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për 24 orët e fundit, tregojnë për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.
Diskutime rreth kësaj post